Avokatët kundër pajisjes me kasë fiskale: Peticion kryeministrit

Avokatët kundërshtojnë  vendimin e  Ministrisë së Finacave,  që i detyron ata të vendosin  kasë  fiskale. Kryetar i Shoqatës së Avokatëve penalist Sajmir Vishaj, tha se ky vendim është në kundërshtim më vendimet e qeverisë, duke e cilësuar të papranushme që aksioni kundër infromalitetit të përfshije dhe zyrat e tyre.Sajmir Vishaj: Ne nuk do të lejojmë pajisjen me detyrim të kasave fiskale në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave sidomos problem i cili ka filluar që në vitin 2010 dhe avokatët janë përjashtuar nga pajisja me kasa fiskale. Drejtuesit e institucionve, sidomos të drejtorisë së tatimeve nuk mund të ndryshojë dhe aksionet për pajisjet me detyrim të kasave fiskale. Ligji është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë. Ne jemi për zbatim të ligjit por nuk mund të heshtim për aksione për të rritur këtë informalitet në radhët e avokatëve.Shoqatat e Avokatëve do të hartojnë një peticion  kundër  vendosejs së kasës fiskale për profesionin e tyre, të cilin do ia dergojnë kryeministrit, ministrit të Financave dhe  Drejtorisë së Pergjithshmë të Tatimeve./Oranews.tv/