"Honoris Causa" për Gianni De Biasi, Rama: Na mësoi se asgjë nuk është e pamundur
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi është nderuar me titullin Honoris Causa nga UET. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në fjalën e tij duke vlerësuar lart figurën e De Biasit tha se trajneri na mësoi që asgjë nuk është e pamundur.Edi Rama: Sot më shumë sesa gjë tjetër jemi këtu për të kremtuar të vërtetën e një kapiteni që mori në dorë një skuadët të cilës i mësoi të jetë e vërtetë ndaj lojës dhe bëri të mundur që loja të jetë e vërtetë për skuadrën, dhe ti kërkojë më shumë nga loja që loja ti japë me shumë skuadrës. Nëse sot kemi një skuadër që na bën krenar, këto rezultate kanë ardhur si rrjedhojë e një filozofie të re të qënit skuadër. Edhe kur rezultatet kanë munguar apo kur kemi tradhtuar në pritmshmërinë tonë në momentet e fundit, përsëri pa asnjë hipokrizi i kemi qenë mirqënjohës skuadrës. Kjo është një arritje e veçantë e trajnerit tonë që ja ka përcejllë publikut që skuadra mund të fitojë, të humbasi dhe prandaj loja është e vërtetë. De Biasi na mësoi se asgjë nuk është e pamundur./Oranews.tv/