Pas 12 oresh rrethim, RENEA vret ekzekutorin e efektivit të FNSH-së, Simon Gjeta

Pas një operacioni që zgjati më shumë se 12 orë, forcat RENEA vranë sot në mëngjes në fshatin Oblikë të Shkodrës Ruzhdi Aishten.56 vjeçari qëlloi për vdekje një ditë më parë kreun e grupit operacional të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta, i cili kishte shkuar për të kryer arrestimin e tij.Operacioni nisi pasditen e së shtunës, 3 tetor pak kohë pasi Aishta kishte plagosur fqinjin e tij , dhe zgjati deri në orën 07: 10 të mëngjesit të sotëm.Për gjatë gjithë natës policia dhe forcat RENEA mbajtën të rrethuar  shtëpinë e autorit dhe tentuan disa herë të negocionin me të për tu dorëzuar por ky i fundit nuk pranoi. Ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë.Ruzhdi Aishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Aishtën.Si ndodhi ngjarja Ruzhdi Aishta plagos fqinjin - Gjithçka nisi pasditen së shtunës. Rreth orës 18:00  Ruzhdi Aishta plagos rëndë me armë zjarri automatik Besar  Sherbela, vjeç 21, banues në Fshatin Obot i Ri, Njësia Administrative Ana e Malit Shkoder. Besari ishte fqinj i tij dhe plagosja kishte ndodhur pas një konflikti pronësie. Banorët e zonës lajmërojnë policinë e cila shkoi të kryente arrestimin e tij. Policia kërkon ndihmën e forcave speciale.FNSH shkon të kryejë arrestimin-  Rreth orës 18.40, forcat e policisë të Komisariatit të Policisë së Shkodër së bashku me forcat e Repartit FNSH Shkodër, shkojnë sipas një plani për të bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit, RuzhdiVritet Simon Gjeta, kreu i grupit operacional te FNSH-  Në krye të grupit operacional të FNSH-së vihet Simon Gjeta.Rreth orës 20:00 forcat e policisë duke menduar se ai nuk ndodhej në shtëpi, pasi edhe dritet ishin të fikura, i janë afruar banesën, por sapo kanë mbërritur në hyrjen e banesës, Aishta ka qëlluar nga korridori i banesës me breshëri automatiku dhe si pasojë e kësaj përgjigje me armë mbeti i vrarë përgjegjësi i FNSH Simon Gjeta."Në momentet e ndërhyrjes së forcave të policisë në banesës së shtetasit Ruzhdi Aishta, për të bërë kapjen e tij, ky shtetas ka hapur zjarrë ndaj forcave të policisë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Komandanti i Njësisë, Komisariatit të FNSH Shkodër N/Komisar Simon Gjeta, vjeç 49, banues në Tiranë." informon policia e Shkodrës përmes një deklarate.FNSH kërkon ndihmën e RENEA-s, vijnë autoblindat -  Pas përplasjes me armë, policia u tërhoq, duke kërkuar edhe ndihmën e RENEA-s, të cilat mbërritën bashkë me  autoblinda"Menjëherë në mbështetje të punonjësve të policisë në vendngjarje, janë nisur menjëherë forcat të shumta policore, si ato të Repartit FNSH Shkodër, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër dhe Forcat Speciale RENEA" sqaron policiaNë orën 22:00 (3 tetor 2015)  Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se policia e Shkodrës rrethoi banesën e autorit duke i  bërë thirrje disa herë për t’u dorëzuar, por autori nuk ka dhënë asnjë shenjë. Pritej ndërhyrja me forcë.Vijon shkëmbimi i zjarrit  –Rreth orës 23:00 (3 tetor 2015)  forcat e RENEA-s të cilat kanë rrethuar banesën e autorit të vrasjes kanë shkëmbyer zjarr dhe kanë hedhur gaz lotsjellës. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit shkoi në Shkodër të ndjekë nga afër operacioninAutorit i bëhet thirrje të dorëzohet. Ai s'pranon e qëllon mbi policinë - "Efektivat e RENEA-s porsa kanë mbërritur në vendngjarje, kanë bërë rigornicionin e terrenit përreth, si dhe rrethimin e banesës, me qëllim ndërhyrjen e policisë, për të kapur autorin. Efektivat e RENEA-s i kanë bërë thirrje të vazhdueshme autorit të dorëzohet, por autori i krimit ka hapur zjarrë në drejtim të  forcave të RENEA-s.  Forcat RENEA  kanë përdorur gaz lotsjellës, tymuese e strunë, për ta detyruar autorin që të dilte nga banesa, pasi autori kishte shkëputur  enegjinë elektike në banesë e tij. Autori i krimit nuk ka dalur nga banesa edhe pas përdorimit të këtyre metodave, por në mënyrë të përseritur hapte zjarrë ndaj Forcave Special të RENEA", saktëson policia në njoftimin zyrtar që mban datën 4 tetor, ora 14:00.Autori me probleme mendore-Policia mësen se Ruzhdi Aishta ishte një njeri me probleme mendore i cili ishte shtruar disa herë në spitalin psiqiatrik.  Ai jetonte i vetëm në banesë.RENEA ndërhyn në mëngjes - "Rreth orës 07 e 10, të mëngjesit të ditës së sotme,  në kushtet e ndriçimit të plotë, efektivat e RENEA-s,  i  kanë bërë përsëri thirrje të dorëzohet, por autori nuk është përgjigjur. Ndodhur në këto kushte forcat RENEA, duke përdorur mburojen kolektive antiplumb dhe kamerat me fibra optike kanë mundur të hyjnë në brendësi të banesës, ku nëpërmjet kamerave me fibra optike në cepin e aneksit të banesës është evidentuar i fshehur autori i ngjarjes."RENEA hyn në banesë, Aishta qëllon mbi ta-  "Nga brenda baneses Forcat RENEA, kanë bërë përsëri thirrje të dorezohej, por autori kur ka konstatuar në brendësi të banesës së tij, efektivat  e Reneas ka hapur zjarrë me breshëri në drejtim të tyre. Efektivat e Reneas i janë kundërpërgjigjur, ku si pasojë e shkembimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit, shtetasi Ruzhdi Aishta ."250 police ne operacion, 5 autoblinda - Operacioni u drejtua nga drejtuesit më të lartë të Policisë së  Shtetit.   Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në Shkodër zhvilloi një takim me FNSh e cila humbi efektivin e saj.  Mësohet se gjatë operacionit janë përdorur 15 automjete, 5 të blinduara si dhe u angazhuan 250 forca policore. Gjatë operacionit u përdoren:  qeni i gjurmës, mburoja kolektive antiplumb dhe kamera me fibër optike.Operacioni  nisur në orën 8 të mbrëmjes së 3 tetorit, u mbyll mëngjesin e sotëm me vrasjen e Ruzhdi Aishtës .  Homazhet për efektivin 47 vjecar do të mbahen të hënën në Tiranë.Efektivi i vrarë i FNSH-së la jetim dy fëmijë në Shkodër jetonte me qeraKush ishte Ruzhdi Aishta, njeriu i cili vrau efektivin e FNSH-së, Simon Gjeta[caption id="attachment_591930" align="alignnone" width="640"]gjeta - arishta Ne foto : Majtas autori Ruzhdi Aishta, ne te djathte Simon Gjeta[/caption][caption id="attachment_591791" align="alignnone" width="640"]autoblind renea Në foto: Autoblind pranë banesës së Ruzhdi Aishtës, 4 tetor 2015[/caption][caption id="attachment_591776" align="alignnone" width="640"]renea vrasja Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591774" align="alignnone" width="640"]renea 2 Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591799" align="alignnone" width="640"]RENEA_ Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591785" align="alignnone" width="640"]forcat renea Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591784" align="alignnone" width="640"]vrasja renea 2 Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591783" align="alignnone" width="640"]vrasja renea 1 Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption][caption id="attachment_591782" align="alignnone" width="640"]vrasja renea Në foto: Forcat speciale kanë rrethuar banesën e Ruzhdi Aishtës[/caption] [caption id="attachment_591780" align="alignnone" width="640"]vrasja e renea Në foto: Autoblind pranë banesës së Ruzhdi Aishtës, 4 tetor 2015[/caption][caption id="attachment_591777" align="alignnone" width="640"]renea Në foto: Autoblind pranë banesës së Ruzhdi Aishtës, 4 tetor 2015[/caption]   [caption id="attachment_591697" align="alignnone" width="640"]Në foto: Automjeti i blinduar i forcave Renea teksa ndodhet në zonën ku është fshehur autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së Në foto: Automjeti i blinduar i forcave Renea teksa ndodhet në zonën ku është fshehur autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së[/caption][caption id="attachment_591698" align="alignnone" width="640"]Në foto: Automjeti i blinduar i forcave Renea teksa ndodhet në zonën ku është fshehur autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së Në foto: Automjeti i blinduar i forcave Renea teksa ndodhet në zonën ku është fshehur autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së[/caption][caption id="attachment_591689" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po fillojnë aksionin për të kapur autorin e vrasjes Ne foto: Forcat Renea po ndërhyjnë për të kapur autorin e vrasjes[/caption][caption id="attachment_591690" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po fillojnë aksionin për të kapur autorin e vrasjes Ne foto: Forcat Renea po ndërhyjnë për të kapur autorin e vrasjes[/caption][caption id="attachment_591691" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po fillojnë aksionin për të kapur autorin e vrasjes Ne foto: Forcat Renea po ndërhyjnë për të kapur autorin e vrasjes[/caption][caption id="attachment_591668" align="alignnone" width="640"]policiaaaaaa Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_591667" align="alignnone" width="640"]asd Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_591666" align="alignnone" width="640"]124 Ne foto: Policia ne vendin e ngjarjes[/caption]