Kush ishte Ruzhdi Aishta, njeriu i cili vrau efektivin e FNSH-së, Simon Gjeta
Kush ishte Ruzhdi Aishta, 56 vjeçari I cili mbrëmjen e 3 tetorit, ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi , Simon Gjeta, i cili së bashku me një grup forcash special kishte shkuar të kryente arrestimin e tij?Ruzhdi Aishta jetonte i vetëm. Kishte problem mendore dhe disa herë ishte shtruar në spitalin psiqiatrik. Në fshatin Obot i ri në Oblikë të Shkodrës ai njihej si njeri konfliktual.Madje kishte tentuar të vrasë një grua të cilën të afërmit e kishin dërguar në banesën e tij për ta ndihmuar për punët e shtëpisë.56 vjeçari mbante një sasi armësh në banesë të cilat I përdorte dhe për gjah.Mbrëmjen e 3 tetorit 2015 ai plagosi 21 vjeçarin Besar Sherbela, me të cilin ishin fqinj për motive pronësiePas kësaj plagosjeje policia dhe forcat special të policisë kishin ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij. Në këtë aksion mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së Simon Gjeta.[caption id="attachment_591883" align="alignnone" width="478"]
Ne foto : Ruzhdi Arishta[/caption] /Oranews.tv/