OKB: Sulmet ajrore kundër spitalit në Kunduz të pafalshme dhe ndoshta kriminale
Sulmi ajror, që mund të jetë zhvilluar nga forcat amerikane dhe që vrau të paktën 16 persona në një spital të Mjekëve pa Kufij (MSF) në qytetin afgan të Kunduz, është i pafalshëm dhe me shumë mundësi kriminal, deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.Zeid kërkoi një hetim të thellë dhe transparent, duke theksuar se “nëse kjo njihet si e paramenduar nga drejtësia, një sulm ajror kundër një spitali mund të përbëjë një krim lufte”.MSF-ja konfirmoi se bombardimet zgjatën rreth gjysmë ore pasi kishin njoftuar ushtrinë afgane dhe amerikane se godina e tyre ishte prekur”.NATO-ja ka pranuar deri tani se një sulm amerikan mund të ketë shkaktuar dëme anësore në një qendër mjekësore që ndodhej aty afër.Marrë nga: ATA