Pallat 8-katësh për të pastrehët, Gjermeni: Do përiftojnë 35 familje

Për herë të parë në qytetin e Librazhdit në dispozicion të familjeve të pastreha do të ndërtohet një pallat 8-katësh nga i cili do të përfitojnë banesa rreth 35 familje.Godina, financime 85 mln lekë i Entit Kombëtar të Banesave dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve është pjesë e projektit të zhvillimit të qyteteve.Eglantina Gjermeni: Të dyja projektet  që janë me vlerë 118 mln lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve kanë si synim në fakt t’i japin një fizionomi tjetër Librazhdit dhe bashkisë së re duke e bërë atë më atrakktive edhe më të jetueshme, duke krijuar hapisra publike, duke i dhënë gjallëri edhe një fizionomi tjetër këtij qyteti.Deputeti socialist Taulant Balla ka vlerësuar faktin se në vendlindjen e tij është hera e parë që investohet duke ndërtuar për të pastrehët.Taulant Balla: Shumë familjeve të Librazhdit, të cilat aktualisht nuk kanë një banesë për familjen e tyre do të jenë përfituesit e këtij projekti, dhe unë jam shpresë plotë që brenda 300 ditësh nga fillimi i këtij projekti do të jemi përsëri këtu me zonjën Gjermeni për të shpërndarë celsat familjeve të cilat do te përzgjidhin.Zyrtarisht në Librazhd figorojne 268 familje të pastreha./Oranews.tv/