Sekuestrohen 34 kg kanabis në Fier e Krujë
Mbi 34 kg kanabis sativa janë sekuestruar sot në Fier dhe në KrujëNë Fier u finalizua operacioni antidrogë “Kumani” me arrestimin e Ilirjan Plaka, 34 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë,Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 32.107 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.Në Krujë është finalizuar me sukses operacioni i koduar”Kroji Madh”. Është arrestuar në flagrancë Mustafa Kani 49 vjeç, banues në Krujë dhe janë sekustruar 2 kg dhe 180 bimë narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri automatik mdel 56 dhe një peshore elektronike.Gjithashtu, në kuadër të këtij plan-operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në pyllin e fshatit Bruz-Zallë, Krujë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:dy parcela të mbjella me rreth 180 bimë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;një armë zjarri automotik, model 56./Oranews.tv/