Norvegjia kërkon më shumë kontroll të kufijve Shengen për frenimin e imigracionit

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg shprehu sot keqardhje që kufijtë e jashtëm të hapësirës Shengen kishin rënë duke kërkuar më shumë kontroll për të frenuar imigracionin klandestin.Solberg, konservatorja që qeveris me Partinë e Progresit, një parti kundër imigracionit duke përfshirë këtu dhe sirianët, u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrat e katër vendeve të tjera nordike në residencën e kryeministrit danez, Marienborg.“Sfida për rajonin nordik nuk është e brendshme, por është fakt që kufijtë e jashtëm të Shengenit po bien. Ne duhet tashmë të sigurohemi që këto kufij të jashtëm të funksionojnë”, deklaroi ajo.Norvegjia, jo anëtare e Bashkimit Evrropian, bën pjesë në hapësirën Shengem dhe e kontrollon vetë një kufi të jashtëm, me Rusinë, nga i cili kanë hyrë më shumë se 250 refugjatë sirianë të ardhur këtë vit.Kryeministri suedez, social-demokrati, Stefan Löfven, theksoi se të gjithë ata që kanë të drejtë për azil duhet ta marrin. Ata që nuk kanë të drejtë duhet të rikthehen.Kryeministri danez, liberali Lars Løkke Rasmussen, u shpreh dakord me këtë propozim të fundit duke u shprehur se ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje duhet të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur.Marrë nga: ATA