Basha: Do nxjerrim mësime, në zgjedhjet e ardhshme PD e fuqizuar

Partia Demokratike mblodhi kryesinë mbrëmjen e sotme për të analizuar zgjedhjet e 21 qershorit në bazë të raportit të përgatitur për rezultatin në zgjedhje.Duke folur për riorganizimin e strukturave kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se PD është e vendosur të arrijë përmirësime në nivel organizativ, duke nxjerre edhe mësimi. Kryeopozitari tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PD do shkojë e fuqizuar dhe me një program që do e nxjerrë vendin nga kriza që e ka futur qeverisja Rama-Meta.Lulzim Basha: Pas konkluzioneve që janë nxjerrë dhe po nxirren në cdo degë sa i përket rezultateve të 21 qershorit, ku pavarëisht dënimit të meriturar të farsës zgjedhore të 21 qershorit nga institucionet ndërkombëtare. PD dhe unë personalisht jemi të vendosur të nxjerrim mësimet tona me qëllim përmirësimin në nivel organizativ të strukturës, nga seksioni në qendër dhe përgatitjen e fuqishme për përballjen e ardhshme politike, zgjedhjet parlamentare në të cilat PD do të shkojë si një parti e fuqizuar në numrin e anëtarëve, ndjeksve, të rinjve dhe të rejave, grave dhe burave dhe me një program dhe ofertë bindëse për ta nxjerrë shqipërinë nga krizë që e ka zhytur papërgjegjshmëria e Edi Ramës dhe Ilir Metës.Grupi i punës i ka dhënë dorën e fundit një raporti të detajuar për rezultatet negative dhe pozitive në çdo qendër votimi, fshatra dhe qytete, të përfshira tashmë në 61 njësi vendore, 15 prej të cilave u fituan nga demokratët.Departamentet, krerët e të cilëve janë dhe anëtarë të kryesisë, kanë punuar për hartimin e programit në fushat respektive, ndërkohë që ai po konsultohet edhe me parti simotra, si CDU e kancelares Merkel, ndërkohë që në një tur të afërt do t’u merret mendimi edhe qytetarëve./oranews.tv/