Përplasen dy mjete në aksin Peshkopi-Maqellarë, humb jetën 42 vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë , në afërsi të fshatit Grezhdan. Dy mjete një tip Audi dhe një Ford Galaksy janë përplasur , dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja e ndodhur në mjetin Ford Florina Markja rreth 42 vjeç.Ndërsa janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë dy drejtuesit e mjeteve Blendi Markja drejtuesi i Fordit dhe Oltjon Tafçiu drejtuesi i Audit , të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë.Burime nga grupi hetimor bëjnë më dije se shkak i aksidentit është bërë mjeti tip Audi i cili ka qenë duke udhëtuar në sens të kundërt me shpejtësi të madhe , shoferi nuk ka manovruar dhe për pasojë është përplasur me Fordin drejtuesi i të cilit i ishte ngjitur murit prej betoni me qëllim shmangjen e aksidentit.Aksidenti që i mori jetën 42-vjeçares dhe la 2 të rinj të plagosur ishte shumë i fuqishëm , aq sa mjetit Audi i ishte shkëputur motori dhe gomat e para .Policia dhe forcat zjarrfikëse janë ende në vend ngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.