Nxjerrja e mermerit, banorët e Krahtulit: Po na shkatërrohet mjedisi

Banoret e Krahtulit në Postribe dolën në një tjetër proteste duke kundërshtuar punimet e firmës Italiane ngjitur me kalanë shekullore. Kauzes se tyre iu bashkua edhe ambientalisti Sazan Guri që kërkoi nga shteti shqiptar frenimin e pasurimit te kompanive të huaja me pasurinë që ka Shqipëria. Për të është e rrezikshme të punosh me makineri të rëndë vetem 30 metra larg shtepive te banimit.Sazan Guri: Letër sëbashku me komunitetin presidentit, kryeministrit, ministrit të Energjitikës, ministër i Mjedisit deri tek letra e fundit tek kryeprokurori Llalla. Krimet në Shqipëri kështu fillojnë. Nuk ka mundësi që të marri ai një të drejtë burimi natyror ta shfrytëzojë, dakord por jo 30 m..une akoma si inxhinier gjeolog qe jam nuk po e besoj dot.Banoret janë më të ashpër pasi thonë se po përdoren edhe shperthime per nxjerrjen e gureve, duke shkaterruar mjedisin."Është shkelja e të drejtës të pronës", shprehet nje banor."Qytetarët kanë të drejtë të vendosin për mjedisin ku jetojnë ata", u shpreh një tjetër banor.Firma italiane ka nisur punimet nje muaj me pare, ndersa perfaqesuesit e saj per Ora news treguan se disponojne cdo leje nga shteti shqiptar. Jane rreth 400 shtepi te cilat pershkohen nga rruga ku synojne te kalojne makinerite e firmes italiane./Oranews.tv/