Fermeri zbulon skeletin e një mamuthi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2015, 19:24
James Bristle po kërkonte një tub shkarkimi në një nga fushat e tij të grurit, kur nga toka dolën lirshëm kockat e para. “Ngjajnë si brinjë”, i tha ai në fillim mikut të cilit po e ndihmonte të gërmonte. Kurrë nuk do e kishte menduar se brinja i përkiste skeletit të një mamuthi që ka jetuar mes 10 dhe 15 mijë vjetëve më parë. Fermeri nga Chelsea, në Michigan (SHBA), alarmoi profesor Daniel Fisher, që në sajë të një numri të madh studentësh dhe vullnetarësh arritën të nxirrnin skeleton e kafshës në një ditë.