Nishani, Rama e Meta mesazh ngushëllimi, Tahiri shkon në familjen e Simon Gjetës
Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta shprehën ngushëllimet më të ndjera familjes së dëshmorit të Policisë së Shtetit Simon Gjeta, rënë mbrëmë gjatë aksionit për arrestimin e Ruzhdi Aishtës.
Ndërkohë Ministri Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vizituar nga afër familjen e nënkomisarit Simon Gjeta, për tu shprehur atyre ngushëllim. Pas vizitës, Tahiri nuk ka dhënë asnjë koment për mediat, ndërsa në faqen e tij zyrtare shkruan:“Prehu në paqe Simon! Të ndrittë shpirti përjetësisht! Kolegët e tu bënë drejtësi ndaj dorës kriminale që të mori jetën”.Dje ishte kryetari i opozitës Lulzim Basha i cili përcolli ngushëllimet e tij familjes.
Mesazhi i Presidentit Nishani
Të dashur anëtarë të familjes Gjeta!
Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme dhe tragjike nga jeta të komandantit të FNSH-së në Shkodër, duke rënë në krye të detyrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët.Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të bashkëshortit dhe babait të dashur, Simonit tuaj të shtrenjtë.Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht aktin gjakatar, u bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur pavarësisht nga ngjarja e rëndë dhe tronditëse, në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.Prehu në paqe të përjetshme Komandant Simoni!Mesazhi ngushellues i kryeministrit Rama"Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit në fushën e kësaj lufte pa asnjë tolerancë të shtetit me krimin, janë vepër e shqiptarëve të mirë si Simon Gjeta, emri i të cilit deri dje i panjohur mes mijëra të tjerëve nën uniformën blu, sot i bashkohet atyre që dhanë jetën në krye të detyrës" thuhet në mesazhin e kryeministrit.
"Me bindjen e thellë se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë gjithnjë e më thellë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës së çdo shqiptari e shqiptareje që është pjesë e trupës së rilindur të policisë, si edhe me angazhimin e palëkundshëm për t'i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama përulet me respektin më të thellë përpara veprës së dëshmorit Simon Gjeta" mbyllet mesazhi.
Mesazhi i Kryetarit te Parlamentit Ilir Meta " Lufta pa kompromis me kriminelët dhe shkelësit e ligjit ka heronjtë e saj dhe i tillë ishte dhe Simon Gjeta. Kjo luftë do të vazhdojë dhe shteti do të triumfojë përballë të keqes për t’i garantuar qytetarëve rendin publik dhe qetësinë në familjet e tyre. Duhet të angazhohemi të gjithë për t’i prerë rrugën të keqes dhe është detyra jonë kryesore të çojmë përpara drejtësisë të gjithë kriminelët dhe shkelësit e ligjit që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e Nënkomisar Simon Gjetës".[caption id="attachment_592160" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Ministri Tahiri në familjen e policit të vrarë për ngushëllime[/caption][caption id="attachment_592161" align="alignnone" width="634"]
Në foto: Ministri Tahiri në familjen e policit të vrarë për ngushëllime[/caption]/Oranews.tv/