Ish-Presidenti Moisiu: Referendum për ndryshimet kushtetuese

Ish Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, gjen si motiv të mosrealizimit të reformës në drejtësi, përpjekjen e politikës për ta vënë nën kontroll sistemin. Në një intervistë për Ora News, ai çmon punën e bërë deri më tani nga ekspertët  ndërkombëtarë, por vulën e ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit, sipas tij duhet ta japin qytetarët.Alfred Moisiu: Ndërhyrjet në kushtetutë, pikërisht duke patur parasysh gabimin e bërë, por edhe në tërësi kushtetuta nuk cënohet.  Ta ndërtojmë një çezme apo mos e ndërtojmë një çezmë.Po thoni që duhet thirrur në referendum populli shqiptar nëse është dakord për të bërë dakord për këto ndryshime?Alfred Moisiu: Po po, unë jam për këtë, sepse Kushtetuta është ligji bazë dhe nuk mund të luajmë me kështu dhe mund të bëjmë gabime sic bëmë atë gjurulldinë e famshme të 2008.Alfred Moisiu, që mbajti detyren e Presidentit nga vitit 2002-2007 thotë se ka ardhur koha, që i pari i shtetit të zgjidhet nga populli.Alfred Moisiu: Po të studiosh situatën e këtyre 25 viteve, raporti i Presidentitn me mazhorancën drejtuese, shikjmë që tendenca është që të kenë një President që ta komandojnë. Jo një president që vepron në bazë të kushtetutës. Për këtë arsye unë them që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.Ish Presidenti mbështet propozimin e ekspertëve ndërkombëtarë, për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së kryeprokurorit.Alfred Moisiu: Nuk mund ta quash tani.. të dali kryeministri dhe ti thotë kryeprokurorit lavire. Prokuori është ai që është, të ketë të drejtat e tia të plota dhe duhet respektuar.Pra duhet të zgjidhet nga këshilli i Prokurorëve, pra duhet të ndryshojë sipas jush?Alfred Moisiu: Po nuk është keq.Duke kujtuar ndryshimet e Kushtutës në 2008, Moisiu jep këtë porosi për klasën politike shqiptareAlfred Moisiu: Edhe mazhoranca nuk duhet ta konsiderojë pjesëmarrjen e opozitës thjesht që ja e kemi këtë si çadër, por duhet ta respektojë vendimin e saj. Por edhe opozita nuk duhet ta shpërdorojë të drejtën e saj që të bëhet pengësë./Oranews.tv/