Ndahet nga jeta këngëtari Tonin Tërshana, 3 javë më parë përfitoi banesën sociale
Ndërroi jetë në moshën 66 vjeçari këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët mbrëmjen e 22 shtatorit.Tërshana ndërroi jetë në spitalin "Nënë Tereza" pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën "Kur vjen pranvera", me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekstin e Fatos Arapit, mori çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.Lindur në Shkodër në vitin 1947, këngëtari Tonin Tërshana fitoi çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Mori pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Tërshana është dekoruar edhe me titullin "Mjeshtër i Madh"Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kenga e nenes”, “Fishekzjare në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj” etj.Këngëtari shkodran pak ditë më parë përfitoi nga shpërndarja e banesave sociale ne zonen e Shkozës. Ishte vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili i dhuroi çelsat e shtëpisë. Në një rrëfim pat treguar se kishte 20 vjet pa shtëpi të cilën e kishte humbur në emigracion. 
