Do shpërndahen 120 mijë emigrantë, 4 shtete të BE votuan kundër

Ministrat e brendshëm europianë kanë rënë dakord për një marrëveshje për të shpërndarë  120 mijë emigrantë në të gjithë kontinentin në një votim të miratuar nga një shumicë e konsiderueshme.Sipas planit, emigrantët do të zhvendosen nga Italia, Greqia dhe Hungaria për në vendet e tjera të BE-së.Rumania, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundërpranimit të kuotave të detyrueshme.Por shumica e shteteve anëtare të BE-së mbështetën planin, që do të hyjë në fuqi gjatë dy viteve të ardhshme.Finlanda ishte i vetmi vend nga 28 anëtaret e Bashkimit Europian që abstenoi votimin.  Polonia që e kishte kundërshtuar propozimin, votoi Pro tij.[caption id="attachment_585087" align="alignnone" width="633"]table Tabela e numrit te emigranteve qe duhet te marre nje vend europian / Burimi: Komisioni Europian[/caption]