Taksa në Rrugën e Kombit, transportuesit: Pengohet tregtia Kosovë-Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2015, 21:34
Transportuesit e mallrave nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, kanë reaguar kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit.Sipas transportuesve vendimet e njëanëshme dhe barrierat doganore po u dëmtojnë buxhetin dhe po pengojnë zhvillimin e tregtisë mes dy shteteve.Taksa prej 5 euro, pritet të aplikohet sapo mirëmbajtja e rrugës së Kombit të jepet me koncension. Kjo taksë pritet të jetë vetëm për autoveturat, ndërsa për furgonët, autobusët dhe kamionët, tarifa do të jetë më e lartë.