Protesta në Brazil, djegin autobusë, kërkojnë shërbim më cilësor
Dhjetëra autobusë kanë djegur dhe shkrumbuar krejtësisht në qytetin brazilian të Goiania, pasi demonstruesit i vunë flakën qëllimisht duke kërkuar shërbime më të mira për transport në qytet por edhe në zonat përreth.Kompania e autobusëve “Metrobus”, e cila operon në Goiania dhe shërbimet në zonat përreth, tha se të paktën 6 autobusë janë djegur krejtësisht ndërsa 9 të tjerë janë dëmtuar rëndë nga grupe vandale, të cilët thyen gjithcka duke gjuajtur me gura të rëndë ndërsa janë shkatërruar edhe automjete të tjera.Pasi gjuajtën me gurë, protestuesit i vunë flakën autobusëve duke shkaktuar panik dhe rrëmujë në qytet, ndërsa trafiku shkaktoi rradhë dhe bllokim të rrugëve për më shumë se 6 orë.Edhe autobusë të formave dhe linjave të tjera, gjithashtu u dëmtuan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.Autoritetet lokale dhe policia thanë se në protestë morën pjesë më shumë se 400 persona.Policia zbriti në terren për të qetësuar situatën ndërsa oficerët e policisë në autostrada dhe rrugët kryesore u munduan të sigurojnë qetësinë e shoferëve, që pritën me orë lirimin e rrugëve.“E vetmja gjë që dua nga cdokush këtu, është të ruajë qetësinë” tha një oficer i trafikut rrugor.Një person që ishte deshmitar në këtë katrahurë të vërtet, tha se vandalët përfituan nga situata kaotike për të shkaktuar edhe më shumë dhunë dhe panik.“Njerzit shfrytëzuan situatën për të bërë cfarë deshën. Ky lloj vandalizmi është i neveritshëm” tha ai.Dëmi nga djegia e vetëm 6 autobusëve është 2 milionë dollarë./Oranews.tv/