Fluks i jashtëzakonshëm emigrantësh në Maqedoni, në kampe arrihet limiti i kapacitetit

Maqedonia ndodhet në presion të jashtëzakonshëm nga fluksi i madh i emigrantëve, por me mbështetjen  dhe kontributin e punëtorëve të ndihmës, ka arritur ta përballojë deri tani situatën.Në qytetin e Gjevgjelisë, qindra refugjatë marrin trenat nga kufiri grek me destinacion Serbinë. Por, para nisjes, punëtorët e ndihmës u japin ujë e ushqime, shpeshherë krijojnë edhe hapësira për të lozur fëmijët. Megjithatë, kampi i refugjatëve tashmë ka arritur limitin e  kapacitetit.Sipas Aleksandra Krause, koordinatore e lartë e agjensisë se emergjencës së OKB, në 10 ditët e fundit ardhjet mesatare ditore janë 6,300 persona."Që nga ora 6 pasdite dje dhe deri tani, kanë arritur 5600 klandestinë. Në këtë moment situata është disi e qetë, por pas pak do të vijnë të tjerë autobusë,” deklaron Krause.Punëtorët e ndihmës përpiqen të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë, duke treguar edhe disa histori të trishtueshme të refugjatëve."Unë kisha një familje që kishte humbur dy fëmijë në det dhe gjithashtu një grua që kishte humbur bashkëshortin. Këto janë histori vërtetë të vështira dhe eksperienca të mbushura me dramë dhe dhimbje,” thotë  Vera Dimitrievska.Në kampin e refugjatëve, siç shihet, mbetjet janë të shpërndara kudo dhe ekipet e punës i tremben një sëmundje infektive si pasojë e ndotjes. Duke qenë se refugjatët vijnë dhe ikin pas pak orësh qëndrim, ata nuk kujdesen për ambientin apo për depozitimin e mbeturinave.Maqedonia shesh herë është kritikuar për trajtimin e emigrantëve në kufirin e saj me Greqinë, pasi përdorimit të gazit lotsjellës dhe dhunës nga policia me qëllim ndalimin e emigrantëve që kishin qëllim të arrinin në Serbi, më pas në Hungari, Austri dhe në fund në Gjermani.