Aksi rrugor nga mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa burim aksidentesh

Aksi rrugor nga mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa, është kthyer në burim aksidentesh, pasi në të gjithë gjatësinë e rrugës mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale. Vetëm gjatë shtatorit janë 3 persona kane humbur jetën si pasojë e aksidenteve, ku i fundit u shënua vetëm një ditë më parë. Durrës-Mungesa e sinjalistikës horizontale dhe vertikale nga mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa, është kthyer në burim aksidentesh, pasi në të gjithë gjatësinë e rrugës mungojnë elementët e sigurisë.Unaza Plepa-Shkozet pjesë e By Pass-it të Durrësit, po kthehet ndër akset rrugore më të rrezikshme, pasi vetëm brenda muajit shtator, 3 persona kanë humbur jetën në aksidentet automobilistike.Situata rëndohet edhe nga mungesa e mbikalimeve, dhe mosfunksionimi i dy prej tre  semaforëve. Ndërsa strukturat përgjegjëse ende nuk kanë marrë asnjë masë për të plotësuar sinjalistikën e një aksi rrugor rreth katër kilometra të gjatë.