Akademikët kërkojnë indeksim të pagës mujore

Përfaqësuesit e Universiteteve Private kundërshtuan projektligjin e  qeverisë  “Për pensionet suplementare të akademikeve dhe profesorëve"Ligji parashikon  që profesorët të paguajnë  15 % te pagës së tyre për sigurime shoqërore.Në institucionet private të arsimit parashikohet që 7 përqind  e paguan individi  dhe 8 përqind institucioni, ndërsa  universitetet publike shteti paguan një vlerë më të lartë 10%.Tonin Gjuraj, Rektor i UET: Unë sot jam në UET nesër mund të jem në Universitetin e Shkodrës, mobiliteti është i pashmangshëm sot dhe ne e dimë shumë mirë. Sic është për studentët e njëjta gjë është edhe për stafin akademik. Ne kërkojmë që ky kontribut të jetë i njëjtë për të dy sektorët.Ndërsa përfaqësuesit e universiteteve  shtetërore ngritën shqetësimin e pagave duke kërkuar  nga qeveria harmonizmin e tyre  me shtetet fqinje.Ardian Marashi, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike: Stafi akademik pret nga shteti shqiptar që së paku të bëjë një përpjekje për harmonizimin e pagave me vendet e rajonit si psh Kosova ku paga e një profesori është dy herë më e madhe.Arben Llozi, zv/rector i Universitetit të Arteve: Nuk e dimë nëse qeveria ka në plan një  qoftë edhe një indeksim të rrogave me inflacionin në këto vitet e funditi që të zbutet kjo problematikë që thashë është e mprehtë kur vjen fjala për të shkuar në Universitetin e Tetovës apo të Prishtinës.Kjo kërkesë u mbështete nga deputetët demokrat, të cilët deklaruan se qeveria duhet të indeksoje  pagat e akademikeve dhe profesorëve./Oranews.tv/