Dita pa makina, në Shkodër iu bashkuan vetëm nxënësit e shkollave
Ditës pa makina në Shkodër ashtu si çdo vit iu bashkuan vetëm nxënësit e shkollave të mbështetur nga disa institucione, mes të cilave bashkia, drejtoria arsimore, qendra e Bashkimit Europian etj.Të rinjtë e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare marshuan me biçikleta në pedonalen para bashkisë, në disa rrugë dhe finalizuan rrugëtimin e tyre sërish nga pika e nisjes.Fëmijët tregojnë se ndonëse biçikletën e përdorin çdo ditë, korsitë e posaçme të ndërtuara nga bashkia, zihen nga parkimi automjeteve.Apeli në këtë ditë shkon në përkujdesje për një mjedis më të pastër dhe për shëndetin tonë."Ora News" bëri edhe një inspektim në rrugët e Shkodrës, ku dita pa makina nuk u respektua, pasi asnjë drejtues mjeti nuk e fiku të paktën për pak minuta makinën e tij.Në Korçë përveç aktivitetit të nxënësve që lëvizën me biçikleta, automjetet qarkulluan të pashqetësuara, duke mos respektuar "ditën pa makina".Në qytetin e Fierit, fëmijët e kopshteve dhe qytetarët kanë pedaluar me biçikleta në bulevardin kryesore "Jakov Xoxa".Në Vlorë dhe në Elbasan, nuk pati asnjë organizim për të shënuar ditën pa makina./Oranews.tv/