38 vjeçari humb jetën në gropën e gëlqeres, arrestohet pronari

Ka humbur jetën gjatë punës në furrën e gëlqeres një 38 vjecar nga Kruja. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14.00 të së martës, 22 shtator 2015,  në zonën e Zaharisë në afersi të burgut në Krujë.38 vjecari Bilbil Zeneli po punonte në kohën që është shembur gurë dhe i kane rënë sipër.Kolegët janë munduar t'i largojnë, por përpjekja ka rezultuar e kotë pasi 38 vjecari ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.Uniformat blu kanë arrestuar pronarin e furrës së gëlqeres, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse aktiviteti ishte me leje apo jo./Oranews.tv/