Sulme me bomba në Bagdad, 17 viktima
Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur në kryeqytetin iraken, pas 4 shpërthimeve të njëpasnjëshme me bomba, përfshirë edhe një bombë të vendosur në një makinë, sulm i cili është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, ndërsa disa raketa janë lëshuar pranë aeroportit të Bagdadit.Në një deklaratë, grupi i militantëve Sunni tha se në qendër të sulmeve ka qënë distrikti ameen në lindje të Bagdatit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 12 persona humbën jetën menjëherë ndërsa 42 të tjerë mbetën të plagosur gjatë këtyre shpërthimeve.“Një bombë e quajtur Santa Fe shpërtheu këtu. Kjo është një zonë parkimi e madhe ndërsa në qendër të sulmit ishte marketi. Gjithashtu këtu pranë ka një qendër shëndetësore, dyqane dhe qindra njerëz kalojnë aty cdo ditë. E kanë përzgjedhur jo më këto këtë vend, parkuan aty makinën me eksploziv dhe shumë njerëz u shndërruan në martirë më kot” tha Hamed Aboud Mansour, një dëshmitar, shumë pranë vendit të shpërthimit. Qeveria është përpjekur në muajt e fundit të shpërngulë rebelët në veri dhe në perëndim të vendit por përparimet kanë qënë të ngadalta, vëcanërisht në provincën perëndimore të Anbarit.Në Bagdad, 2 civilë u vranë ndërsa 7 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një eksplozivi të vendosur në provincën me popullsi shiite të Shaab. Ndërsa të tjera shpërthime më të vogla janë dëgjuar edhe në jug të Bagdadit, ku mbetën të vrarë 2 persona të tjerë. Për këto shpërthime të vogla ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë por sipas Komandës Operative të Bagdadit, përgjegjës janë militantë të Shtëtit Islamik. Kryeqyteti i Irakut ka qënë gjithashtu përgjatë javëve të fundit dëshmitar i një vale rrëmbimesh apo sulmesh ndaj civilëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.Më herët, një burrë i armatosur qëlloi për vdekje një zyrtar shtetëror bashkë me djalin dhe nipin e tij në qytetin Tarmiya, 25 km në veri të Bagdadit./Oranews.tv/