Veseli ndërpreu seancën e Kuvendit, ftoi lidëret në tryezë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim ta ndërprejë senacën e Kuvendit.Këtë vendim ai e ka marrë pasi deputet e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës ku kryeministri i vendit, Isa Mustafa do t'i informonte deputetët dhe opinionin rreth marrëveshjes së Asociacionit për Komunat me shumicë serbe në Kosovë.Kryetari Veseli ka kërkuar nga deputet e opozitës që t'i zënë vendet e tyre dhe të lejojnë debatin, duke u premtuar se nuk do të kufizohet askush në kohë gjatë debatit, por deputetët e opozitës kanë qëndruar në këmbë para tij dhe e kanë pamundësuar zhvillimin e seancës.Me këtë rast, kryetari i Kuvendit ka ftuar liderët e partive që të ulen në një tryezë të përbashkët për të biseduar për hapat e mëtejmë. “I ftoj liderët e partive politike me ose prezencën e kryetarit të Kuvendit që të takohen dhe të merren vesh”, ka thënë Veseli. /Rtk/