Kinë-SHBA, asnjë marrëveshje e arritur për sigurinë kibernetike
Arritja e një marrëveshjeje për sigurinë kibernetike mes Kinës dhe SHBA-ve, gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Amerikë, ka pushtuar vëmëndjen e ekspertëve dhe zyrtarëve të të dyja vendeve.Sipas Ben Rhodes, këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, ende asnjë marrëveshje për sigurinë kibernetike nuk është arritur mes dy vendeve por mes tyre ka vetëm diskutime konstruktive.“Nuk mund të them se ka një marrëveshje, qoftë edhe formale mes dy vendeve në këtë aspekt. Por mendoj se është bërë përparim në diskutime. Ende po mendojmë se si duhet ti adresojmë këto cështje, nuk duhet ta shohim njëri-tjetrin si konkurrentë por si dy vende që kryesojnë botën për nga tregtia, biznesi, e që duhet të operojnë pa frikë se mos sekretet e tyre bien pre e aktorëve kibernetikë” tha Ben Rhodes.E përditshmja prestogjoze “The Neë York Times” raporti se të dyja palët po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje që do të nënshkruhet gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Uashington, ndërsa zbuloi se kjo marrëveshje mund të përfshijë edhe vendosjen e një kodi sjelljeje sipas normave të Kombeve të bashkuara, që përfshin në vetvete angazhimin e përbashkët për të shmangur cdo sulm kibernetik në sektorët jetikë si infrastruktura publike, shëndetësia dhe stacionet e energjisë elektrike.Por për Ben Rhodes, tha gjithashtu se theksi gjatë kësaj vizite të rëndëisshme do të vihet edhe tek dëmet që mund të shkaktojnë këto sulme.“Ne jemi më shumë të fokusuar në tregtinë e paligjshme të sekreteve përmes internetit, pasi duhet të jemi të aftë, të dyja vendet, të operojmë pa frikë se mos bëhemi subjekt i këtyre sulmeve e të na vjedhin pronësinë tonë intelektuale” tha ai.Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Cui Tiankai tha se Kina dhe SHBA-të, kanë interesa të përbashkëta në këtë fushë.“Shtetet e Bashkuara janë vendi më i zhvilluar në botë, këtu flet teknologjia ndërsa Kina ka numrin më të lartë në botë për përdorimin e internetit. Ndaj kemi nevoja të përbashkëta dhe interesa të përbashkëta për t’ju përgjigjur këtij kërcënimi, për të menaxhuar hapësirën tonë të përbashkët kibernetike dhe të sigurohemi se funskionet tona të përbashkëta ekonomike dhe sociale nuk do të shkatërrohen nga sulmet përmes internetit”.Ambasadori gjithashtu shprehu pritshmëritë e tij nga puna e të dyja vendeve, që do ti afrojë ato edhe më shumë.“Mendoj se ky është interes i përbashkët. Ndaj mendoj se të dyja vendet tona duhet të fokusohen në këto nevoja, të punojnë fort për vendosjen e rregullave të përbashkëta, të arrijnë një marrëveshje të re. Sepse konfliktet dhe hedhja e fajit nga një palë tek tjetra, nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e këtij problemi por thjesht do ti bëjë gjërat më të keq, qoftë për Kinën po ashtu edhe për Amerikën” tha ambasadori kinez./Oranews.tv/