Publikohen pjesë nga e kaluara e sikletshme e kryeministrit Cameron

E kaluara e sikletshme e kryeministrit britanik David Cameron, dihej edhe më herët. Por tashmë një biografi që pritet të dalë në treg, sipas gazetarëve dhe analistëve, do të zbulojë jetën e kreut të qeverisë në Londër, në një periudhë aspak të mirë për të, vetëm dy javë përpara kongresit të konservatorëve. Mediat dhe tabloidet britanike, kanë nisur tashmë të publikojnë pak nga pak cdo ditë, të fshehtat e kryeministrit dhe ritet e cuditshme me sfond seksual të kryeministrit, në kohën kur ai ishte një student i ri. Volumi në fjalë, i quajtur 'Call Me Dave', më quaj Dave, është shkruar nga ish financuesi i fushatës së Cameron tory Lord Ashcroft, në shenjë hakmarrjeje pas përjashtimit të tij nga detyra pas zgjedhjeve të vitit 2010 dhe nga gazetarja Isabel Oakeshott.Libri, është një përmbledhje e rrëfimeve dhe dëshmive të miqve të Cameron, ose më mirë ish miqve të tij nga koha universitare. Kur ishte ende student në universitetin e Oxford, kryeministri aktual bënte pjesë në një grup të quajtur “Flam Klub”, grup i djemve që konsumonin hashash. Një mik i Cameron në atë kohë, James Delingpole, ka zbuluar në këtë biografi se një herë ka patur fatin të pijë hashash me david.Gjithnjë në aspektin e drogërave, në libër zbulohet se në shtëpinë e Cameron në Londër, qarkullonte për vite me rradhë kokainë, për tu shitur dhe për tu konsumuar.Kryeministri, ka qënë gjithashtu pjesë e një vëllazërie në Oxford, të quajtur 'Piers Gaveston' dhe riti që Cameron duhej ti nënshtrohej për tu bërë pjesë e tij ishte e turpshme. Përpara këtyre fakteve tronditëse të një kryeministri serioz, duket Uestministër është tërhequr ndërsa korridoret kanë nisur të dridhen. E deri më tani, Douning Street nuk ka bërë gjë tjetër vecse të thotë “No Comment”.