Arrestohet danezi 58-vjeçar, iu gjetën organe gjenitale femërore në frigorifer

Një danezi, pronari i një dyqani armësh, i janë gjetur në frigoriferin e tij, plot 21 organe gjenitale femërore. Policia në Afrikën e Jugut tha se tashmë ai do të përballet me akuzën e ngacmimeve seksuale, frikësim dhe dhunë.Policia beson se 58 vjecari, Peter Frederiksen, i cili është në kërkim në Danimarkë për tregëti dhe trafik ilegal armësh, ka joshur viktimat fqinje të tij në Lesotho, duke i mashtruar ata përpara se t’i nënshtrojë ata më pas në operacione ilegale për t’ju hequr organet.Ekipet mjekësore, ato të operacioneve dhe anestezistët, kanë gjetur dhe verifikuar në shtëpinë e tij pjesë të ndryshme të trupave të femrave, të gjitha të ruajtura në frigorifer.“Pjesa më e madhe e viktimave ishin fqinje të 58 vjeçarit nga Lesotho ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar motivet që e shtynë Frederiksen të ndërmarrë këto veprime si dhe për të saktësuar identitetin e viktimave” tha zëdhënësi i policisë Hangwani Mulaudzi në një deklaratë për mediat, pas zbulimit të kësaj ngjarjeje të rëndë.“Kemi arritur gjithashtu në përfundimin se Frederiksen, i cili është pronari i dy dyqaneve për armë në Bloemfontein, është nën kërkim edhe në Danimarkë për trafik ilegal armësh”.Frederiksen është arrestuar dhe do të mbahet në burg derisa të shfaqet në gjyq në Bloemfontein të hënën e ardhshme, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.