Volksvagen rrezikon gjobën 18 miliard dollarë në SHBA

Kreu i Volksvagen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se kompania dhe selia e saj në Nju Jork do të bëjë gjithçka për të rritur shitjet në SHBA dhe për të rritur besimin e konsumatorëve drejt markës gjermane.Michael Horn, është zotuar tashmë se në një event në 2016, kompania në Nju Jork do të prezantojë modelin më të ri, Volsvagen Passat, e cila sipas do të arrijë të fitojë besimin e amerikanëve drejt liderit në tregun e automjeteve gjermane.Komentet nga Horn, që është shefi ekzekutiv i njësisë së Volsvagen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhën pasi Agjencia Amerikane Për Mbrojtjen e Mjedisit tha se Volsvagen, kompania më e madhe e automjeteve në botë për shitje, ka përdorur softuere të tilla në makina, që sipas rregullatorëve mund të shkaktojë emesione toksike të frikshme, e për këtë mund të përballet me penalitete dhe gjoba deri në shumën e 18 miliardë dollarëve.Gjigandi i prodhimit të makinave saktësoi se teknolologjia e përdorur në modelin e ri Passat dhe sensorët e rinj, do ti lejojë shoferëve të parkojnë më lehtë dhe do të shmangë aksidentet. Ky model do të quhet “Clean Diesel model”, modeli i pastrimit të naftës.Aksionet e Volsvagen gjatë tregtisë së kësaj jave, kanë rënë me gati 20% pasi vetë kompania pranoi se ka dështuar në testet e emisionit të gazrave në ambjent.Zyrtarë të qeverisë gjermane kanë shprehur shqetësim për këtë skandal, që mund të dëmtojë rëndë imazhin e industrisë së saj të automjeteve ndërsa Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim për këtë ngjarje.Zyrtarët gjermanë janë të alarmuar për dëmet potenciale të këtij skandali, i cili mund të prekë të gjithë industrinë e saj të makina, duke i kërkuar Volsvagen të sqarojë një herë e mirë këtë histori që të dalë e pastër prej saj ndërsa shprehu dyshime se të dhënat për emisionet e gazit, të paktën për Europën, mund të jenë falsifikuar.Analistët thonë se është ende e paqartë shuma që ky skandal do ti kushtojë Volsvagen-it, kompania lider e prodhimit të automjeteve e cila për vitin 2014 raportoi fitime neto prej plot 10.84 miliardë euro, sipas të dhënave të Reuters.Ky skandal vjen edhe në një kohë të papërshtatshme, kur grupi drejtues i Volsvagen pritet të zgjedhë drejtuesit e rinj si dhe menaxherët e rinj në zyrat e saj në të gjithë botën.