SHBA për zgjedhjet: Në fletët e votimit mbetën emra të proçeduar penalisht
Në kulmin e debatit politik në Shqipëri për dekriminalizimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës adresojnë një tjetër apel duke i kërkuar qytetarëve shqiptarë të këmbëngulin që partitë politike tu ofrojnë kandidat me reputacion, që duan që vendi i tyre të ecë përpara.Ambasadori i SHBA-ve, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Danien B. Baer, ka vlerësuar se pavarësisht progresit disa individë me lidhje kriminale mbetën ende në listat e këtyre zgjedhjeve.Daniel B. Baer:“Shtetet e Bashkuara vunë në dukje se pavarësisht progresit që u bë në largimin e individëve me lidhje kriminale nga lista e kandidatëve, disa mbetën në fletën e votimit. Ne u bëjmë thirrje shqiptarëve që të insistojnë që partitë e tyre politike të ofrojnë kandidatë me reputacion të mirë që dëshirojnë ta çojnë vendin përpara”.Një tjetër apel i fortë i SHBA është ai për të luftuar korrupsionin dhe për të larguar nga qeveria influencat kriminale.Danien B. Baer: “Eliminimi i korrupsionit dhe largimi i ndikimeve kriminale nga qeveria është thelbësore për zhvillimin e Shqipërisë nga një qeverisje e mirë dhe institucione demokratike. Mënyra më efektive për ta siguruar këtë është që Shqipëria të bëjë reforma sistematike kushtetuese dhe legjislative për të parandaluar që kandidatët që janë subjekte kriminale të influencojnë. Ne mirëpresim punën intensive të OSBE-së për mbështjejen në Kodin e Sjelljes parlamentare, dhe thirrjen ndaj të gjitha partive, duke përfshirë dhe ato në opozitë, që të punojnë për miratimin e saj”.Ambasadori Danien B. Baer thekson si të një rëndësie të veçantë reformën në drejtësi dhe që ajo të jetë gjithëpërfshirëse sinkornDaniel B. Baer:“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin për të mbështetur angazhimin e tyre në reformën gjyqësore si një prioritet i lartë, me veprime e jo vetëm fjalë. Ne duam të theksojnë rëndësinë e përfshirjes së opozitës politike në proces. Reforma duhet të ndiqet nga shpirti i përkushtimit shumë-partiak, ndërsa në të njëjtë kohë është e rëndësishme që askush të mos bllokojë rrugën e zhvillimit. Ne përgëzojmë punën e OSBE-së për nxitjen e konsultimit të gjerë dhe angazhimin qytetar në reformën gjyqëosre, duke përfshirë ngjarjet rajonale në terren dhe pjesëmarrjen aktive në grupe pune. OSBE është e përfshirë në zhvillimin e proçeseve gjyqësore transparente. Populli shqiptar ka pritur një kohë të gjatë për drejtësi të paanshme, një sistem gjyqësor në të cilin gjyqtarët e prokurorët të promovojnë sundimin e ligjit dhe të jenë përgjegjës për sjelljen e tyre. SHBA e ndjen se shqiptarët e të gjithë partive duhet të përballen me sfidën e reformës gjyqësore përpara se vendi të bëjë hapin tjetër demokratik”.Referuar raportit të OSBE, Ambasadori amerikan në Këshillin e përhershëm të misionit në Vjenë vlerëson se zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin pozitive, por pavarësisht kësaj pati parregullsi, përfshirë votimi në grup, presion mbi votuesit, blerje vote, politizim të shtetit dhe mediave.Daniel B. Baer: “Raporti i Ambasadorit Raunig theksoi se zgjedhjet në qershor ishin në përgjithësi pozitive, të lira nga dhuna, dhe qytetarët shqiptarë ishin të aftë të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar. Por, siç thuhej në raport, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR, vuri në dukje një numër parregullsish, duke përfshirë edhe votimin në grupe, si dhe pretendime të përhapura të presionit mbi votuesit dhe blerjen e votave, dhe institucionet e polititizuara shtetërore e media”.