Emigrantët 'thyejnë' kordonin policor në Kroaci

Policia në qytetin kufitar të Kroacisë, Tovarnik po përpiqet të kontrollojë turmat e emigrantëve që kalojnë nga Serbia, ndërsa Bashkimi Europian po ‘lufton’ për t’u përballur me lëvizjen masive të njerëzve në kufijtë jugorë.Më shumë se 6 mijë persona kanë hyrë në Kroaci nga Serbia pasi Hungaria mbylli kufijtë e saj të martën (15 shtator).Kroacia ka paralajmëruar se ka një kapacitet të kufizuar për emigrantët.BBC raporton se në stacionin Tovarnik, turma e njerëzve është e zemëruar dhe e frustruar, duke kërkuar të dijë se kur do të vijnë mjetet e transportit.Qindra persona janë përfshirë në përleshjet në kufirin Hungari-Serbi ditën e djeshme (16 shtator).Ndërkohë, 7266 emigrantë arritën në Gjermani të mërkurër, dyfishi i emigrantëve të një dite më parë.Shumica e emigrantë po largohen nga lufta në Siri, Irak e Afganistan dhe kërkojnë të shkojnë në Gjermani.Radhë të gjata janë formuar në Tovarsik ndërkohë që njerëzit presin autobuzë dhe trena në qendrat pritëse në Kroaci.“Duam të largohemi,” bërtasin ata, përballë të cilëve ndodhet një rresht i madh policësh.Shumë emigrantë në Serbi udhëtuan drejt Kroacisë pasi Hungaria vendosi gardhet e saj prej teli, gjë që i bëri emigrantët të kërkonin një rrugë të re për në veri të Europës._85595189_85595188 _85601158_47cd7c93-5baa-44ac-8284-d258793ddad8 _85580688_migrants_hungary_crosia_serbia_624