Rama: Hallexhi, ha përsheshin e partisë, Paloka: U bëre kryeministër të bësh zhgarravina
Gjyqi i Edi Ramës me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka dhe Arben Ristanin në Gjyaktën e Lartë është bërë objekt debati me batuta dhe akuza mes tyre. Kryeministri Rama e ka quajtur Palokën si një hallexhi, pasi është vendosur në parti për të folur kot. Ndërsa Paloka iu përgjigj Ramës duke i thënë se u bërë kryeministër për të hapur ekspozita dhe jo për të drejtuar qeverinë.Përplasje pati edhe me deputetin Ristani, të cilin e quajti një shpifës profesionit, kurse Ristani iu përgjigj me një barcaletë duke e quajtur atë dhe qeverinë e tij të paaftë.Debati i zhvilluar në KuvendEdi Rama: Edhe ky erdhi në gjyq dhe tha s’kemi gjë me këtë, po kështu është puna... kështu që... unë me këtë punë ha bukë tha, partia më jep bukë tha, e për çfarë i duhem unë partisë nëse unë nuk dal tja fus kot sa herë kërkon partia. Se janë të ndara punët në parti, ca jënë për tja futur plot ca për kot, këtij i ka rënë kjo. Dil futja kot që të marrësh bukën, ti ha bukë me këtë punë, je në rregull. Kështu që cfarë ti themi ne këtyre?! Kriminelë! Ti je hallexhi..i lumtur.Edi Paloka: Meqë e ka qejf këtë punën e gjyqit... se u mërzit njëri aty kur i thamë ne burracak. Kjo është burracakërja (drejton gishtin nga Rama) që kur është aty brenda pa kamera sillet ndryshe, flet ndryshe dhe nuk jam unë ai që flas ndryshe aty brenda dhe ndryshe jashtë. Ku ke dëgjuar ti zotëri të të them ndonjëherë unë që më kanë detyruar dhe nuk kam cfarë të bëj...jo mo jo ti kam thënë në sy ti kam thënë aty, ti kam thënë kudo, bile nëqoftëse do me dit unë mendoj ca më shumë se aq për ty sesa mendon partia dhe ajo deklarata që u bë atë ditë. Dhe nga salla e gjyqit ike ti duke thënë ky është turp, këtu vazhdon të bëhet e njëjta lojë,e njëjta skenë. Ike ti duke turfulluar megjithëse kishe deklaruar se do vij në cdo seancë, nuk erdhë me në seancë me mua. Sa për dënimin që mburresh me këtë, e dinë ata gjyqtarët, e di dhe ti se e ke zakon i merr në telefon. Megjithatë unë nuk i kam thënë gjë, i kam qarë hallin. Meqe u fol për dënimin ky raporti i fundit i OSBE na përmend dhe me emra dhe mua dhe Ristanin dhe nuk jemi ne të dënuarit, por je ti i dënuar tek raporti i OSBE të paktën. Lexoje mirë. Jemi ne të përmendur për cështjet që zotëri ti na ke ngritur dhe i ke fituar në gjykatë, si shkelje e të drejtave jemi përmendur.Edi Rama: Përsa i përket atij gjyqit, faktikisht do ishte shumë mirë... (i drejtohet Edmond Spahos) -Profesor të lutem se ti nuk hyn tek ata që flasin kot, ti flet plot, janë të ndara gjërat, ty të kemi dhe Kastriotin.Tek gjyqi historia është shumë e thjeshtë dhe unë argëtohem kur e përsëris sepse vendimi i gjykatës është i qartë. Dy shpifës profesionistë të cilët nuk është se dhanë opinione, publikisht folën për fakte. “Edi Rama është i lidhur me atë..., takohen aty...bashkë me atë tjetrin, bëjnë këtë...shkojnë atje..”Gjithë këto janë fakte jo opinione dhe për këto fakte unë ju ftova në gjykatë të jepnit një provë, e vetmja provë që dhatë është prova që unë e dija që ju jeni hallexhi. Jeni njerëz që jeni futur në këtë punë, se punë tjetër harrojeni se bëni dot dhe te kjo punë keni kapur segemntin e hallexhinjeve. Kush është segemnti i hallexhinjve? Ham buke duke thënë cfarë mendojnë të tjerët. Kur the që mendoj shumë e ekzagjerove se ti s’mendon fare jo më të mendosh më shumë se kaq sa thua. Ato që thua i mendojnë të tjerët, ti thonë ty dhe ti i thua sikur i mendon. Ti dhe mendimi jeni absolutisht pa asnjë pikë përputhje me njëri-tjetrin. Midis teje dhe mendimit qëndron partia. Partia mendon për ty dhe ti ha bukë duke i shërbyer partisë dhe duke thënë të gjitha llojet e brockullave që partia ka turp ti thotë vetë, dhe ti jep ty, ti je hallexhi..Të ka rënë edhe një barrë e madhe tani se të kanë vënë edhe përsheshin kryesor se je dhe në emër të grupit kështu që ha përshesh, hallall se vërtet punën që të ka caktuar partia ti e qan.Edi Paloka: Unë nuk pres të bëhem as kryetar grupi, as kryeministër që të bëj zhgarravina dhe në emër të qeverisë të iki ti coj nëpër ekspozita, ke qënë i dështuar gjithë jetën dhe kjo të dhemb sot e kësaj dite, sa arrite u bërë kryeministër për të hapur ekspozita dhe jo për të drejtuar qeverinë. Ky popull që të sheh përditë të njeh mirë..ti vazhdo meru me zotësitë tona, zotësitë e tua po ti njeh ky popull për ditë, hap ekspozita akoma për dite se do të shofin o kryepiktor.Edi Paloka largohet nga Kuvendi, kërkon fjalën Arben Ristani.Valentina Leskaj: Zoti Ristani nuk tu përmend emriEdi Rama: Ka të drejtë, emrin nuk ja përmenda, por përderisa thuhet shpifës profesionistë, ai e di vetë, çohet në këmbë bën replikë, të takon. Është profesioni yt dhe është e drejta profesionale se do hash edhe ti bukë sot, se ta mori gjithë pjesën Paloka se do hash edhe ti pjesën tënde.Arben Ristani: Ka dy vjet që dëgjojmë vetëm fjalë të ndyra në Parlament nga ky zotëri dhe sa herë e dëgjoj në fakt më vjen në mendje Çajupi dhe hë ta them, hë mos e them, po ajt po e them. Ka një të bukur ke klubi i Selanikut ku i drejtohet beut dhe i thotë: Po tu thaftë goja o beu ynë si nuk the një llaf të mirë, po të plastë koka o beu ynë si nuk the një fjalë të mirë, po qënke veshgjatë more beu ynë, po qënke turk more beu ynë dhe shkon shumë mirë me gjithë këtë turmë turkoshakësh të paaftësh që ke mbledhur dhe do të bësh edhe reforma. E di që janë të paaftë...por shyqyr që e bën edhe ti. Po harron që këtë parlament e ke kriminalizuar ti dhe vjen e bën teorira sot. [caption id="attachment_581700" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Majtas Edi Rama, ne te djathte Edi Paloka[/caption]/Ofranews.tv/