Firmoset marrëveshja për projektin e ujësjellësit, Bankers Petrolium: Do përmirësojë jetën në Marinzë
Bankers Petrolium dhe bashkia Roskovec kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e ujësjellësit për banorët e Marinzës.Projekti që do t'i japë fund problemit të ujit në Marinzë, do të realizohet në disa faza, ndërkohë që zbatimi nis në vitin 2016 pas studimit të fizibilitetit të tokës.Mark Hodgson, zëvëndës president i kompanisë Bankers: "Kjo është një marrëveshje historike për komunitetet e Patos-Marinzës. Është hapi i parë ndaj një partneriteti të vërtetë publik-privat i cili do të kthejë dollarët e paguar nga Bankers ndaj Shtetit, në Patos-Marinëz duke investuar direkt në komunitetet e saj. Këto komunitete meritojnë të përfitojnë nga puna që po zhvillohet këtu. ndërkohë që Bankers ka investuar miliona dollarë drejt zhvillimit të komunitetit në mënyrë direkte me programet tona të komunitetit në 10 vitet e fundit, është fantastike të shikojmë një qeveri të përkushtuar për të përdorur dollarët e paguar sipas synimit të tyre, që është shërbimi i popullit shqiptar”.kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka vlerësuar bashkëpunimin, i pari i këtij lloji.Majlinda Bufi: “Do të shoqërohet me zbatimin e këtij projekti që nga momenti i parë i shpimit të pusit, ndërtimit të depos dhe më pas shpërndarjes së linjave të furnizimit deri në vendosjen e matsave”Sipas të dhënave të kompanisë, Bankers Petrolium, në 10 vjet që ndodhet në shqipëri, i ka paguar shtetit rreth 510 milionë dollarë taksa, ku përfshihen mbi 230 milionë rentë minerare. Njësitë vendore brenda zonës operacionale, kanë të drejtë kontraktuale të përfitojnë një pjesë të kontributeve, për t'i shpenzuar në përmirësimin e jetës së komunitetit.