Buxheti i familjeve, qytetarët: Kursejmë në ushqime, prioritet arsimi

Konsumi i familjeve shqiptare ka rënë  me rreth 6 % gjatë  5 viteve të fundit.Ndërkohë të dhenat bëjnë me dije se familjet i kanë kushtuar rëndësi arsimit në buxhetin e tyre pasi kanë kursyer në ushqime  për t’i ofruar fëmijëve një shkollim sa më  të mirë. Drejtori i INSTAT Gjergj Filipi bëri me dije se një individ në Shqipëri shpenzon mesatarisht  rreth 18 mijë lekë në muaj.Gjergj Filipi: “4.2% të buxhetit mesatar gjithsej të familjeve shqiptare në vitin 2014, pjesën më të madhe e kanë zënë pagesat në lidhje me kategorinë master të nivelit të parë dhe nivelit të dytë me 58.8%”Përsa i përket shpenzimeve në bazë të qarqeve në Tiranë qytetarët shpenzojne  më shumë para për veshje dhe këpucë ndërsa në Dibër dhe Vlorë  shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe në buxhetin e një familjeje.Gjergj Filipi: “Përsa i përket shpenzimeve për veshje, qarku i Tiranës ka përqindje më të lartë 6.6%”.Shqiptarët  i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe blerjes së makinave një zë që ka pësuar rritje me 30%.Blerina Subashi, Përgjegjëse e sektorit të analizave demografike: “Duket se ka një rritje të numrit të makinave me 30%”10.2% të buxhetit familjet shqiptare e shpenzojnë për të paguar energjinë elektrike dhe ujin.buxheti familjeve shqitpar