Kushti i Hungarisë për pranimin e kuotave: Mbrojtja e kufijve nga një forcë e BE

Hungaria ka propozuar krijimin e një force të BE-së që të mbrojë kufijtë e Europës.Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se nëse ky propozim pranohet nga Komisioni Europian, atëherë qeveria e tij është e gatshme të pranojë sistemin e shpërndarjes së kuotave të emigrantëve.Propozimi vjen në një kohë kur situata në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë mbetet e tensionuar. Edhe pse paraditja ka qenë e qetë, gjatë natës u regjistruan përplasje të reja mes policisë hungareze dhe emigrantëve.Policia ka përdorur gazin lotësjellës dhe ujin me presion për të larguar disa të rinj që po protestonin përpara gardhit me tela dhe gjemba.Ndërkohë edhe autoritetet serbe kanë vendosur dy kordonë me policë përgjatë kufirit për të parandaluar përsëritjen e pamjeve të dhunës së një dite më parë.Qeveria e Hungarisë mbrojti veprimet e ndërrmara nga policia në kufi, duke akuzuar emigrantët se gjatë përleshjeve përdorën fëmijët si mburojë njerëzore për të shpërthyer një portë mes dy vendeve.Gjatë incidenteve të djeshme u plagosën rreth 20 oficerë policie si edhe dy fëmijë emigrantë.Ndërkohë pas bllokimit të kufirit nga Hungaria, më shumë se 5 500 emigrantë kanë përdorur në 24 orët e fundit Kroacinë për të kaluar në vendet e tjera të BE-së.Ata po regjistrohen sapo kalojnë kufirin në Serbi dhe po akomodohen në qendrat e pritjes pranë Zagrebit.Ndërkohë që në Gjermani mbërritën rreth 7 266 emigrantë në orët e fundit,kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje pronarëve të kompanive të automjeteve të punësojnë klandestinët.Ajo foli nga Frankfurti ku vizitoi sialon e automjeteve dhe ku edhe njëherë përsëriti se ata që kërkojnë azil ekonomik nuk do të pranohen.Merkel tha se kushtet në Gjermani janë pozitive dhe kjo e lejon qeverinë të ndërmarrë sfida të reja.Por ndërsa Merkel bënte këto deklarata kreu i emigracionit në Gjermani, Manfred Schmidt dha dorëheqjen për arsye personale.Kohët e fundit ai ishte kritikuar se nuk mori masat e duhura në kohën kur nisi kriza e emigrantëve.