Lezhë, të rinjtë përballë kryebashkiakut, kërkojnë përfshirje
Të rinjtë prezantuan kërkesa specifike ndaj njësisë vendore të Lezhës, ndërsa përballë tyre u vu kreu i saj Fran Frrokaj.Debati ishte pjesë e nismes "Zëri i të rinjve mund të dëgjohet" që i referohet fushates globale të nisur për këtë qëllim.Të rinjtë kanë artikuluar shqetësimet, dhe kërkuan përfshirje për zgjidhjen e tyre.Të rinjtë: “Takimi sot ka lidhje me personat me aftësi të kufizuar për faktin se të rinjtë me aftësi të kufizuar janë të shumtë që kanë shumë pak akses ndaj shërbimeve. Kemi idenë dhe mënyrën për t’ju bindur juve për realizimin e kërkesave”Kryebashkiaku Frrokaj premtoi që këto ndryshime do realizohen shumë shpejt.Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkise: “Kemi një projekt në të cilin pallati i Kulturës, pjesa publike do me thënë pjesa e Skelës do të kthehet në kinema. Nuk do jetë thjesht që do vendoset një aparat aty, por do përshtaten të gjitha pajisjet që të jetë si kinema. Do bëjmë një kthesë sociale të fortë”Kryeqytetari i Lezhës dha garanci se punonjësit e administrates do të jenë domosdoshmërisht pjesë e zgjidhjes së problemeve.