Kalaja e Krahtulit, italianët: S'po e dëmtojmë, do ndërtojmë mur mbrojtës

Ka reaguar firma italiane pas protestës të banorëve të zonës së Postribës ndaj dëmtimit të kalasë së Krahtulit. Drejtuesit italianë të firmës shpjegojnë se përveçse punojnë brenda të gjitha rregullave, nuk dëmtojnë zonën e mbrojtur arkeologjike, përkundrazi do ndërtojnë edhe një mur mbrojtës për kalanë.Pak pas protestës së banorëve të "Krahtulit" në Postribë lidhur me punimet që një firmë italiane po kryen për nxjerrjen e mermerit, në afërsi të kalasë shekullore, ka ardhur edhe reagimi i drejtuesve të saj.Administratorët e firmës i quajnë të pavërteta pretendimet e banorëve dhe deklarojnë se kalaja jo vetëm që nuk preket, por rreth saj do të ndërtohet edhe një mur mbrojtës."Ne jo vetëm që nuk prekim atë Monument kulture, por do të mbrojmë rrënojat e kalasë edhe me një mur rrethimi. Kemi rënë dakort me autoritetet përkatese dhe na vjen keq që ka një lloj keqkuptimi të tillë. Gurorja ku ne po punojmë dhe shtëpitë kanë një distancë të konsiderueshme. Edhe kalaja ndodhet disa metra larg gurores, prandaj ne vetëm po krijojmë rrugë të përshtatshme që të ngjiten kamionët, duke krijuar edhe sistemin e lagies për të mos patur ndotje”."Administratori e shpjegoi qartë që ndotje mjedisi nuk do të ketë, por trafiku do të jetë i kufizuar, ku vetëm 2 automjete do të kalojnë në ditë gjatë orarit të punës. Dua të shtoj se punimet në gurore, do të kryhen me makineri që jane sipas normave të BE-së. Ato punojne me fill, veshje me diamant dhe që gjatë prerjes se mermerit nuk lëshojnë mbetje. Plani ynë i investimit shkon në favor të banorëve të zonës, pasi nga aty do të këtë punësime”.Morelli shton se projekti i tyre për nxjerrjen e mermerit, i jep një tjetër "Markë" Shkodrës, që do të prezantohet edhe në vendet e Bashkimit Europian.“Kemi bërë një plan konkret investimi. Kemi akorde me blerës të huaj që janë të gatshëm të shohin zonën dhe të blejnë gurin e artizanëve të Shkodrës. Është me rëndësi, pasi kjo do të jetë “Marka” e Shkodrës. Si ky mermer nuk ka përreth, prandaj ai do të quhet mermeri i Shkodrës”.Drejtuesit italianë thonë se janë të detyruar të vijojnë punimet, pasi kontrata e firmosur me shtetin shqiptar ka afate që duhen respektuar.Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës Shkodër e kontaktuar nga "Ora News" ka sqaruar se nuk është e vërtete që kalaja "Krahtul" dëmtohet nga këto punime, pasi janë larg zonës së mbrojtur.