Plagosi për motive pronësie një person në 2013, kapet i fshehur në mal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2015, 16:47
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.I arrestuari është 46-vjeçari, Marjan Doli, banues në Drojë të Mamurrasit.Ndalimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit, pas informacionit që blutë kishin marrë në rrugë operative se ky shtetas gjendej i fshehur në malin e Lesterit.Ngjarja për të cilën akuzohet Doli ka ndodhur me 3 dhjetor të 2013.46-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar më parë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin L.G, për motive pronësie.Ndaj Marjan Dolit, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë në mungesë "Arrest me burg" për veprën penale " Vrasje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.