Renzi: Europa ka lindur për të shembur muret e jo për t'i ndërtuar ato
Ka zhvilluar sot një vizitë pune në Romë kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, njëkohësisht Presidenti i rradhës i Bashkimit EuropiaN në këtë gjashtëmujor të dytë të 2015.Në qëndër të takimi të zhvilluar me kryeministrin italian Matteo Renzi qe problematika e emigracionit dhe cështjet e lidhura me të ardhmen e Europës."Europa ka lindur për të shembur muret e jo për t'i ndërtuar ato, u shpreh kryeministri italian Renzi në konferencën e përbashkët për shtyp. Në kartën e identitetit të Europës është shkruar se jemi ata që hedhim poshtë muret e jo i ngrejmë ato. Nëse disa shtete janë sot në Europë është falë ndihmës së dhënë nga Europa e falë faktit se një mur është shembur. Europa është një horizont, jo një kufi e limit.""Kërkesa e vendeve të Europës, ndaj Italisë u shpreh numri 1 i qeverisë italiane për ngritjen e qëndrave të identifikimit të emigrantëve në të gjithë territorin në mënyrë që të dallohen azilkërkuesit nga emigrantët ekonomik , është një copëz e zgjidhjes së kësaj krize e jo zgjidhja e saj. Për kryeministrin Renzi "politika europiane e emigracionit duhet të përbëhet jo vetëm nga qëndrat e identifikimit por dhe nga riatdhesimi e risistemimi i emigrantëve."Nga ana e tij Presidenti i rradhës i BE, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel u shpreh se "kush largohet sot nga Siria e bën jo për një jetë më të mirë, por për të jetuar, për të mbijetuar. Sfida e emigracionit duhet përballuar pa spekullime politike. Nuk duhet pranuar politika e frikës nuk duhet pranuar që dikush të luaj me frikën e njerëzve."