Rama: S'jam zgjedhur nga ndërkombëtarët, jam Kryeministri i shqiptarëve

Edhe nga salla e Parlamentit, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj ndërkombëtarëve për qëndrimet  e tyre mbi situatën e kriminalitetit në vend për inkriminimin e politikës.Kreu i ekzekutivit, reagoi në seancë pasi deputetët opozitarë i kujtuan deklaratat e Ambasadorëve të huaj për praninë në dy kahet politike të  personave të inkriminuar në parlament e jashtë tij.Edi Rama:Së pari, këtë punën e nderkombëtarëve, për ju, jo për mua, mos e përmendni shumë. Ky është parlamenti i shqiptarëve nuk është parlamenti i ndërkombëtarëve. Qeveria jonë është qeveria e Shqipërisë, nuk është qeveria e ndërkombëtarëve. Unë jam Kryeministri i kësaj qeverie. Nuk jam as i dërguari i OKB-së, as ambasadori i ndonjë shteti tjetër. Ju siguroj që përsa më takon dhe përsa na takon, çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë. E çfarë besojmë dhe mendojmë ndryshe nga miqtë, nga partnerët, edhe nga ju që ju kemi më shumë miq se sa ç’kemi miqtë dhe partnerët, e besojmë dhe e mendojmë ndryshe dhe nuk e bëjmë. Është shumë e thjeshtë”.Kjo është dita e dytë me radhë që shefi i mazhorancës ashpërson tonet ndaj faktorit kombëtar në Shqipëri.Tone që janë shumë larg raporteve që mbante kreu  i PS kur ishte në opozitë, ku qendrimet e tij ishin në sinkron me takimet e trojkës së ambasadorëve.