Laç, familja me 6 anëtarë në qiell të hapur prej 2 muajsh

6 anëtarë të një familje në Laç të Kurbinit prej dy muajsh jetojnë në qiell të hapur. Pronari i shtëpisë ku ata jetonin me qira i ka nxjerre me forcë jashtë, për shkak të kontradiktave nga mospagesat.Ata jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike prej 6 mijë lekësh, ndërsa kërkojnë nga bashkia që t'u gjendet një mundësi punësimi.Sot familja e Zef Cungut është vendosur në një godinë gjysmë të rrënuar në Laç.Zef Cungu:Ne jetojmë si lopë, pa çati , vetëm të mbuluar me plasmas. I bëj apel shtetit dhe qeverisë të vejë dorë, jo për ne, po për fëmijët e vegjël të paktën”.Dy prej pjesëtarëve të familjes Cungu janë fëmijë më të vegjël se 5 vjec.1 2 3 4 5