Ministri Beqaj “inaguron” kuponin tatimor me një krem mbrojtës ndaj diellit

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, forcoi rëndësinë e kuponit tatimor në sektorin shëndetësor. Edhe pse më herët shqetësimi kryesor për informalitet në këtë sektor u shfaq për klinikat, spitalet dhe laboratorët mjekësor, kreu i dikasterit të Shëndetësisë u ndal në një prej farmacive kryesor në Tiranë.Në kuadër të aksionit kundër informalitetitt, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi një nga farmacitë në kryeqytet.Dhe për të prekur me dorë kuponin ai bleu një krem me faktor mbrojtës nga dielli edhe pse në fund të sezonit, kur rrezet nuk kanë të njëjtën fuqi si në verë.Ministri Beqaj garantoi se qeveria do të shtojë monitorimin e farmacive si dhe atë të tregtimit të barnave mjekësore, për të siguruar që operohet me kupon tatimor.Beqaj: “Për ti bërë në radhë të parë të gjithë qytetarëve që kanë detyrimin ligjor, por dhe nevojën e angazhimit qytetarë për të kërkuar në çdo aktivitet ekonomik kuponin tatimor. Edhe në farmaci, edhe në të tjera njësi të shërbimit shëndetësor, përfshirë kur shkojnë tek një vizitë dentare, kur bëjnë ekzaminime laboratorike apo imazherike”.Ministri Beqaj e kreu këtë inspektim në një prej farmacive në qendër të Tiranës, kur shqetësimi i tij pak ditë më parë lidhej me informalitetin në klinika mjekësore, spitale private, laboratorë etj.