Donald Trump ofendon gruan e kandidatit Jeb Bush

 Donald Trump ka marrë goditje nga pothuajse të gjithë kundërshtarët e tij, në debatin e Republikanëve që zhvillohet për të përcaktuar kandidatin për President nga rradhët e kësaj force politike. Kjo situatë u krijua si pasojë e arrogancës së tij në përgjigje. Miliarderi ofendoi edhe gruan e kandidatit tjetër Jeb Bush, duke mos pranuar të kërkojë as ndjesë.Trump është kritikuar shumë për qëndrimet e tij për emigranicionin. Pozicionimi i tij tejet radikal mbi personat që emigrojnë nga Meksika drejt Amerikës kanë bërë që drejt tij të vijnë një lumë me akuza.Kandidati Jeb Bush, nga ana tjetër, ka pikëpamje më të zbutura nga mbi këtë çështje. Sipas Trump, kjo vjen si pasojë e gruas së tij, Columba Bush, e cila ka origjinë meksikane."Nëse gruaja ime do të kishte qënë meksikane, sigurisht që edhe unë do të isha më tolerant me çështjen e meksikanëve", citoi miliarderi.Reagimet kundër këtij veprimi kanë qënë të shumta. Trump rrezikon të humbasë terren edhe në rradhët e votuesve ndonëse sipas sondazheve të deri tanishme, ai është favoriti kryesor për t'u bërë kandidat i Republikanëve me afro 31% të votave. Ndjekësi i tij më i afërt është Bill Carson, i cili sipas projeksionit ka bërë për vete 23% të votuesve./Oranews.tv/