Stanet në fshat, DSHP Devoll: Burim sëmundjesh infektive, të zhvendosen

Fermerëve të rrethit të Devollit u është lënë një afat kohor për zhvendosjen e staneve larg zonave të banuara. alarmi ka ardhur nga Drejtoria rajonale e Shëndetit Publik, pas konstatimit të një sërë rastesh sëmundjesh prej të imtave ku janë prekur edhe fëmijë.Vali Nallbati: “Kemi arritur në një lënie afati që të gjithë do të bëjnë zhvendosjen e staneve nga zonat e banuara. Janë shfaqur disa raste të ndryshme dhe ne kemi bërë trajtimin brenda një kohe sa më të shpejtë të të gjithë fëmijëve”.Kreu i DSHP, Vali Nallbati thotë se stanet brenda në fshat, një nga ndotëset më të mëdha të ambientit, janë kthyer në shqetësim serioz për banorët e Devollit.Vali Nallbati: “ Në çdo fshat mund të gjesh nga 3-4 fermerë që mbajnë stane bagëtish. Mënyra se si ato i mbajnë, të pavaksinuar të padezifiktuar ka sjellë dhe pasoja të tjera dhe në shëndetin e çdo banori në fshat”.Higjena në fshatrat e Devollit si hoçisht, cangonj, pilur, vranisht, miras, poloskë, ku janë ngritur këto stane është tepër e rënduar duke përbërë rrezik të vazhdueshem për perhapjen e semundjeve infektive.korce