Balla i përgjigjet Nishanit: S'bëjmë ne rrëmime, mban linjën e SHQUP

Deputeti i maxhorancës Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të presidentit Nishani për përgjime të jetës së tij private nga institucionet shtetërore. Gjithashtu akuzoi presidentin Nishani se me dekretet e tij prezanton qëndrimin e SHQUP“Nuk bëjmë ne rrëmime, por shqetësohem se kur dua të dëgjoj fjalën e Nishanit më vjen fjala e Sali Berishës. Në të njëjtën linjë me SHQUP është dhe Presidenti i Republikës. Nuk kam pasur asnjë dyshim që presidenti do e kthejë ligjin. I kam thënë ministres pse shkon të sqarohesh tek presidenti është e kotë. I telefon babai i Lulit, dhe jo luli dhe i thotë ktheje ligjit që të mos e kenë studentët të hyjnë në shtator por të hyjë në fuqi në tetor që ta prishim dhe këtë vit shkollor”