Itali, arrestohet mekaniku shqiptar, u kap me 1.1 kg kokainë me vlerë 300 mijë euro

Një shqiptar 31 vjecarë me profesionin mekanik e rezident në Komunën e Ferrarës në Itali është arrestuar me akuzën e mbajtjes e trafikimit të lëndës narkotike. Në makinën e tij u gjet e fshehur në një zonë mes kroskotit e motorit rreth 1.1 kg e gjysëm kokainë e cilësisë mjaft të pastër. Lënda narkotike ishte blerë rreth 40-50 mijë euro e pasi të konfekionohej në doza do të vlente në tregun lokal rreth 300 mijë euro.Arrestimi i shqiptarit u bë pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore në komunën Berno në provincën e Breshës.Shqiptari u ndalua ndërsa po udhëtonte në bordin e automjetit të tij tip Peugeot 206. Gjatë kontrollit të parë gjithcka rezultoj e rregullt, vecse nervozizmi i shqiptarit nuk i bindi agjentët e policisë të cilët sekuestruan makinën për një kontroll më të imët në kazermën e tyre.Pas një orë e gjysëm pune u zbulua një vend i fshehur në kruskotin e makinës tek i cili mund të arrije vetëm nëpërmjet motorit. Brënda vendit sekret qe fshehur 1,1 kg kokainë shumë e pastër. Lënda narkotike ishte konfeksionuar në mënyrë të atillë që t'i shpëtonte nuhatjes së qenëve antidrogë.Ndaj korrierit shqiptari u mor masa e arrestit në pritje të nisjes se procesit gjyqësor. Deri më tani shqiptari 31 vjecar me profesionin mekanik nuk njihej nga policia italiane si përdorues apo trafikant i vogël droge.shqiptari i shqiptari/Oranews.tv/