Itali, arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë me vlerë 70 mln euro

Operacioni "Odisea" i policisë financiare italaine të qytetit të Katanias ka çuar sot në arrestimin e 15 personave: 9 shqiptarë e 6 italianë me akuzën e trafikimit të drogës mes Shqipërisë e Italisë.Prej nisjes së hetimeve të operacionit "Odisea" sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 3500 kg me vlerë 70 milionë euro.Shqiptarët e arrestuar janë:Oresti Mufali 33 vjec,Albert Shqau 31 vjec,Erion Mucaj 34 vjec,Ermir Baja, 46 vjec,Jodian Shametaj 25 vjec,Emiliano Shametaj, 28 vjec,Gentian Hoxaj, 35 vjec,Fatjon Hoxaj, 28 vjec,Erson Zhuka, 31 vjecItalianët e arrestuar janë:Giancarlo Galatello 51 vjec,Gabriele Spagnoli 40 vjec,Domenico Bottino 50 vjec.Ndërsa për tre italianët Maria Grazia Pastura, 44 vjec Francesco Gatto 50 vjec e Salvatore Franco, 36 vjec ëshë lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.Operacioni nisi ne 2013"Sipas Policisë financiare italiane ky sekuestrim dëshmon se si trafikimi i marijuanës është sot një nga burimet kryesore të financimit të organizatave lokale mafioze të pranishme në rajonin e Sicilisë."Operacioni "Odisea" është vazhdim i hetimeve të nisura pas përfundimit me sukses të operacioni "Reset" më vitin 2013 i cili coi në arrestimin e 23 personave me akuzën e grabitjeve, mashtrimit, drogës e mbajtjes së armëve pa leje.Hetimet e policisë së Katanias vërtetuan ekzistencën e dy organizatave kriminale njëra me bazë në rajonin e Lacios e tjera me qëndër në provincat e Katanias e Raguzës në rajonin e Sicilisë.Këto organizata ishin përbërë kryesisht nga shqiptarë rezidentë në Itali që falë kontakteve me miqtë e tyre në Shqipëri realizonin furnizmin me marijuanë në sasi të mëdha.Marijuana nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale katanezeHetimet e policisë dëshmuan se si sasia e madhe e marijuanës e importuar nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale kataneze; "Gruppo della Stazione" e Grupi "Di Mauro", i familjes mafioze Pillera, drejtuar nga bosi Paolo Di Mauro, i cili ndërroi jetë më 2014.Operacionet e sekuestrimit te drogesMars  2013 u sekuestruan në një magazinë në komunën e Scordias në Katania me 950 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria.Nëntor të 2013 në Pulia u kapën dy gomone të ardhura nga Shqipëria me 980 kg marijuanë.Dhjetor 2013 në komunën e Acireales në Katania u sekuestruan dy furgona me 1520 kg marijaunë, e mbërritur me gomone nga Shqipëria. [caption id="attachment_581666" align="alignnone" width="640"]droga ne itali.1 1 Ne foto : Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_581665" align="alignnone" width="640"]droga ne itali..1 Ne foto : Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_581664" align="alignnone" width="640"]droga ne itali Ne foto : Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_581663" align="alignnone" width="640"]droge_itali Ne foto : Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_581661" align="alignnone" width="978"]droge_itali. Ne foto : Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_581662" align="alignnone" width="640"]policia ne itali Ne foto : Momenti i arrestimit[/caption] [caption id="attachment_581721" align="alignnone" width="480"]unnamed Ne foto: Te arrestuarit[/caption]/Oranews.tv/