Emigrantët protestë në Stamboll, nuk u lanë të shkonin në qytetin Edirne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2015, 10:54
Qindra emigrantë kaluan natën jashtë në Stamboll pas një përpjekje e dështuar për të kaluar në Greqi në këmbë. Klandestinët organizuan një protestë para një stacioni i autobusëve të Stambollit, pasi u ndaluan nga autoritetet të hipnin në një autobus për të udhëtuar në qytetin perëndimor të Edirne.Më pas klandestinët u detyruan të kalonin natën jashtë në kampin e ngritur pranë autostradës në Edirne.Një ditë më parë 22 persona u mbytën dhe 211 të tjerë arritën të shpëtoheshin nga fundosja e një varke në brigjet e Bordrumit në Turqi, në përpjekje për të mbërritur në vendet në Bashkimit Europian.