Agjenti i FBI javën tjetër në Tiranë, Donald Lu: Mbështesim rihartimin e ligjit për Byronë e Hetimit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të Shqipërisë për luftën kundër drogës, krimit dhe korrupsionit.Një prokuror federal nga SHBA do të vijë në Shqipëri për të punuar me njësinë antikorrupsion. Gjithashtu dhe një agjent i FBI-së pritet të mbërrijë javën e ardhshme.Gjithashtu Donald Lu në aktivitetin që po mbahet nga ministria e Brendshme deklaroi se ekspertët po mbështesin dhe rihartimin e ligjit për byronë e hetimit dhe reformën në gjyqësorDonald Lu: Lufta kundër drogës ka bërë një hap të stërmadh përpara përmes bashkëpunimit të Guardia di Financa dhe policisë. Të dhënat e Guadia di Financa konfirmuan dallimin e jashtëzakonshëm. Gjithashtu përkufizuan saktë në hartë zonat e reja të kultivimit dhe bashkërenduan kontrollet në këto fermat e reja. Besojmë se harta e kultivimit të drogës është ulur. Si rezultat i përpjekjeve ne besojmë se kultivimi i kanabisit është ulur shumë. SHBA mbështesin fuqimisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sapo kemi caktuar një prokuror federal të SHBA që të punojë me njësinë antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një agjent i FBI do të vijë javën e ardhshme për të punuar me policinë e shtetit shqiptar. Ekspertet tanë po mbështesin rihartimin e ligji për Byronë e Hetimit dhe reformimin e gjyqësorit. Si mazhoranca edhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të ngrihet mbi sherret e partive politike. Shqipëria ka nevojë që të gjithë udhëheqësit e saj të punojnë sebashku për të luftuar kriminelët trafikuesit e narkotikëve dhe zyrtarët e korruptuar. Shqipëria mund të mbështetet nga SHBA në këtë luftë historike.[caption id="attachment_580763" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Donald Lu[/caption]