Krasniqi: 13 deputetë mbyllën dosjet, tani do vendosin për refomën në drejtësisë

Politologu Afrim Krasniqi në tyrezën e reformës për drejtësi të organizuar nga Shoqëria Civile tha se ka një konflik interesi mes politikës dhe grupit të ekspertëve për faktin se në Parlament aktualisht janë 13 deputetë që kanë qenë shënjestër e drejtësisë dhe duke qenë se këta deputetë do të thonë fjalën e fundit për reformën në Kuvend vullneti politik është i dobët për një reformë realë.Afrim Krasniqi:  Dokumenti i komisionit të reformës është dokumenti më i mirë që kemi patur deri më sot. Në vitet e tranzicionit u bë një analizë dhe u ofruan rekomandime. Dua të ndalem vetëm në disa pika që unë i shoh shqetësuese dhe problematike.Së pari: Për një numër të madh cështjesh dhe që përmenden në raport dhe që janë pjesë e debatit publik do të ishte me pozitive nëse do kishim më shumë se dy alternativa, që do të thotë se nëse raporti që kanë përgatitur komisioni i ekspertëve, raporti që është paraqitur nga grupi i ekspertëve nga opozita apo grupime të tjera të arrinin që në cështjet kryesore si ajo e Prokurorit të Përgjithshëm e zgjidhjes së Presidentit nga populli, cështja e KLD me nivelet e tjera gjyqësore, çështja e Këshillit të Prokurorisë apo cështje që kanë të bëjnë me thelbin e promovimit të gjyqtarëve në nivele të larta të kishte dy ose më shumë alternativa që kur ekspertët të debatojnë dhe vendimmarrja politike të vijë në momentin e fundit të kenë ezauruar të gjitha etapat e mundshme për të arritur një zgjidhje ideale.Unë kam parë këtë raport dhe kam vënë re që në disa pika sic ishte edhe ajo e Presidentit gati gati ka konsensus që të mos trajtohet, dhe duke lënë në hijë cështje të tilla në rrezikojmë të përsërisim gabimet që u bënë në kushtetutën e vitit 1998 dhe pastaj ndryshimet që u pasuan në kushtetutë.Së dyti: Nëse ne shohim disa elementë të reformës shohim që po ndikohen nga zhvillimet politike të ditës, sic është edhe dekriminalizimi. Edhe aty premtohet që do ketë ndërhyrje në kushtetutë dhe tashmë janë një sërë pikash ku kërkohet ndërhyrje në kushtetutë dhe sic dime nga praktika e deritanishme reforma në drejtësi do të detyrojë palët që të shkojnë drejt një kompromisi të madh politik dhe nëse ne shkojmë drejt një kompromisi të madh politik, a do rrezikojmë që të bëjmë kurban një pjesë të rëndësishme të reformës së drejtësisë për shkak të nevojës për konsensus politik?! Nëse ne shkojmë në këtë pikë, pyetja ishte ne një zhvillim negative ...ne shohim që në cështjet e dekriminalizimit të cilat nuk janë prekur në komisionin e refomrës shihen pika në atë që quhet si mandate i drejtuesve apo ish-drejturesve në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe duhet parashikuar sesi do të bëhet me këto mandate dhe si të gjendet një zgjidhje oportune në mënyrë që të mos shikojmë përsëri bazën ligjore në vitet e ardhshme.Element tjetër të cilën dua ta prek lidhet me një konflik interesi mes politikës dhe grupit të ekspertëve. Ne në Kuvend kemi 13 deputetë që kanë qenë objekt i drejtësisë dhe secili prej tyre ka arritur të mbyllë dosjen dhe për këtë arsye janë deputetë në Parlament. Këta njerëz do të thonë fjalën e fundit dhe do të marrin vendim për reformën, dhe ky konflik interesi e bën të dobët një  vullnet politik të qartë për të arritur që të bëhet një reformë reale dhe afatgjatë.